Në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 fitues doli populli

Në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 fitues doli populli

NGA: Prof. Dr. Nijazi Halili

Integriteti është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të interesuara dhe të votuesve. 

Nga zgjedhjet dalin fituesit dhe të humburit. Çdokush dëshiron të jetë fitues, pakkush e dëshiron humbjen.  

Integriteti është pjesë e brendshme e parimeve të një demokracie dhe është pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.  

Zgjedhjet e lira, të drejta dhe konkuruese janë bazë për një formë të përfaqësimit të qeverisë. Pa integritet, nuk ka garanci se në rezultatin e zgjedhjeve do të pasqyrohet vullneti i votuesve.  

Qytetarët e Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 treguan integritet që është  pjesë e brendshme e parimeve të një demokracie dhe është pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. 

Në zgjedhjet e 17 tetorit 2021  fitues doli populli, sepse sovrani vulosi me votën e tij, të lirë e demokratike për më të mirin./bota sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *