RMV, 60 mijë fletëvotime të pavlefshme, për një të tretat më shumë se zgjedhjet lokale të vitit 2017

RMV, 60 mijë fletëvotime të pavlefshme, për një të tretat më shumë se zgjedhjet lokale të vitit 2017

Rreth 60.753 fletëvotime të pavlefshme janë hasur në zgjedhjet lokale të së dielës, që është për një të tretat më shumë se zgjedhjet lokale të vitit 2017, kur kishte 45.551 fletëvotime të pavlefshme. Bëhet fjalë për fletëvotime të pavlefshme nga raundi i parë i zgjedhjeve për kryetar komune në 80 komuna, plus Qytetin e Shkupit, përcjellë Portalb.mk.

Fletëvotimet më të pavlefshme në vitin 2021 janë në Qytetin e Shkupit – 15.929, që përbën rritje prej 4.500 në krahasim me zgjedhjet paraprake lokale.

Rritje ka edhe në Manastir, ku numri i fletëvotimeve të pavlefshme në katër vjet është rritur nga 2.063 në 2.659. Nga komunat më të mëdha, përqindja më e madhe e rritjes së numrit të votave të pavlefshme është në Kavadar, ku katër vjet më parë kishte 455, ndërsa tani 1.126.

Në Strugë ka rritje të fletëvotimeve të pavlefshme nga 939 në 1.305, kurse në Strumicë nga 871 në 1.228. Rritje të fletëvotimeve të pavlefshe ka edhe në Çair, nga 1.610 në 1.859, si dhe në Qendër, nga 1.118 në 1.254. Në Ohër, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rritur nga 1.273 në 1.412, ndërsa në Butel nga 905 në 1.229.

Rënie ka në komunat e Shkupit Aerodrom, Kisella Vodë dhe Karposh, si dhe në Kumanovë. Në Aerodrom, numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka rënë nga 1.955 sa ishte katër vjet më parë në 1.406, në Karposh nga 1.991 në 1.504 dhe në Kisella Vodë nga 1.751 në 1.201.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *