Sanksionohen 154 vozitës në Shkup

Sanksionohen 154 vozitës në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë vazhdoi me aksionet të intensifikuara të kontrollit në fushën e komunikacionit, duke sanksionuar 154 shoferë vetëm në territorin e Shkupit, përfshirë 65 sanksione për vozitje të shpejtë, nëntë për vozitje pa patentë shoferi, 27 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 29 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve në komunikacion po vazhdojnë, porositin nga MPB-ja dhe apelojnë deri tek qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta./koha.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *