KSHZ: Paraqitja e të sëmurëve deri më 23 tetor, personat me virus deri më 25 tetor

KSHZ: Paraqitja e të sëmurëve deri më 23 tetor, personat me virus deri më 25 tetor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon se personat të cilëve u është pranuar e drejta e votës si të sëmurë dhe të pafuqishëm, këtë të drejtë do ta realizojnë edhe në rrethin e dytë zgjedhor, në të njëjtën mënyrë dhe me kushte të njëjta. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve të reja për ushtrimin e së drejtës për të votuar si person i sëmurë dhe i paaftë është 23 tetori, deri në orën 24:00.

Votuesit që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar një ditë para ditës së caktuar për votim, si person në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 dhe person i cili është në izolim, kërkohet të paraqesin një kërkesë të re Komisionit Komunal Zgjedhor për votim.

Afati për parashtrimin e kërkesave të reja për realizimin e të drejtës së votës si person në karantinë është deri më 25 tetor deri në ora 24:00./lajmpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *