Në Indi sot është aplikuar doza e një miliardë e vaksinës kundër Kovid-19. Këtë e njoftoi Ministria e Shëndetësisë, gjashtë muaj pas kërcimit shpërthyes në numrin e rasteve, që shkaktoi shqetësim për situatën e mbrojtjes shëndetësore në shtet.
Sipas qeverisë, pothuajse tre të katërtat e popullatës së rritur në vend prej 1,3 miliardë kanë marrë të paktën një doze, ndërsa rreth 30 për qind janë vaksinuar tërësisht/koha.mk