ASH-AAA do ta çojnë në gjykatë vendimin e KSHZ-së për vendvotimin në Dibër

ASH-AAA do ta çojnë në gjykatë vendimin e KSHZ-së për vendvotimin në Dibër

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta ankimojnë në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili refuzoi ankesën e tyre për vendvotimin 0543 në Dibër. Sipas kësaj partive, ankesa ka pasur bazë për disa arsye; procesverbali në këtë vendvotim nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të këshillit zgjedhor, ashtu siç e kërkon ligji, anëtarët nuk kanë evidentuar në procesverbal arsyet se pse nuk firmosin, procesverbali nuk është nënshkruar as nga Komisioni Komunal Zgjedhor i cili duhet të nënshkruaj nëse këtë nuk e bën shumica e këshillit dhe procesi zgjedhor në këtë vendvotim është drejtuar nga një kryetar i cili paraprakisht është shkarkuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Shumica e anëtarëve të KSHZ-së vetuan për të hedhur poshtë kërkesën si të pabazë. Sipas tyre, anëtari i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në këshillin zgjedhor nuk i ka evidentuar këto gjëra në procesverbali që ditën e zgjedhjeve.

Ankuesi mund të padisë KSHZ-në në Gjykatën Administrative në afat prej 48 orësh pas marrjes së tij kurse gjykata ka kohë 24 orë për të marrë një vendim.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë rivotim në këtë vendvotim në Komunën e Dibrës. Vendimi për vendvotim merret nëse ankesa e subjektit në fjalë pranohet dhe nëse votat në atë vendvotim mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor.

Fatlume Dervishi-Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *