Biden zbulon 3 arsyet për kandidimin e tij për president të SHBA-së

Biden zbulon 3 arsyet për kandidimin e tij për president të SHBA-së

Joe Biden është president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai kishte mposhtur në një garë të ngushtë dhe mjaft të diskutuar presidentin, Donald Trump, i cili edhe sot e asaj dite nuk i ka pranuar rezultatet zgjedhore për president.

Demokrati përmes rrjeteve sociale ka treguar se përse i kishte hyrë garës zgjedhore për të parin e shtetit amerikan në vitin 2020.

“Për t’ia rikthyer shpirtin dhe dinjitetin vendit tonë. Për të rindërtuar ekonominë tonë dhe për ta ndihmuar bashkimin e vendit tonë. Jemi në rrugën e duhur, por ka ende punë për të bërë”, ka shkruar 78-vjeçari në Twitter.

Ndryshe, Biden kishte fituar zgjedhjet në saje të 306 votave elektorale gjersa Trump kishte marrë 232 sosh. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *