Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Hellga Shmid në ftesë të ministrit për Punë të Jashmte Bujar Osmani sot do të jetë për vizitë në Maqedoni të Veriut.
Siç kumtoi MPJ-ja, në takim me sekretaren e Përgjithshme Shmid është në orientim të vazhdimit të konsultimeve për përgatitjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Në takim pritet të shkëmbehen mendime për çështjet me interes të përbashkët.
Pas takimit Osmani dhe Shmid do të mbajnë konferencë të përbashkët./tv21