“Truth Social”, platforma e Trump “vidhet” ende pa u aktivizuar

“Truth Social”, platforma e Trump “vidhet” ende pa u aktivizuar

Ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pasi njoftoi hapjen e një rrjeti të ri social të quajtur “Truth Social”, i është hakeruar platforma.

Accounti tij është hakuar, brenda dy orëve pasi Donald Trump njoftoi krijimin e mediumit të rrjeteve sociale, i cili do të publikohet në fillim të vitit 2022.  Drew Harwell, gazetar mbi aspektet teknologjike të «Washington Post», tha se një llogari me emrin «donaldjtrump» në «Truth Social» ishte sulmuar tashmë nga hakerat. Sidoqoftë, mbetet e panjohur nëse llogaria i përket në fakt Trump.

Kujtojmë se Trump e njoftoi të mërkurën hapjen e faqes së tij të rrjeteve sociale, të emëruar si “E vërteta Sociale”, pasi u dëbua në janar nga Tëitter, Facebook dhe YouTube. Rrjetet sociale e akuzuan atë për nxitje të dhunës para ndjekësve të tij, që nga sulmi në Kapitol më 6 janar./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *