MPB: Gjobiten 27 motoçiklistë në Tetovë dhe Gostivar

MPB: Gjobiten 27 motoçiklistë në Tetovë dhe Gostivar

Ministria për Punë të Brendshme, njofton se gjatë ditës së djeshme në Tetovë dhe Gostivar ka gjobitur 27 motoçiklistë për shkeljen e rregullave në komunikacion, përcjell Alsat.
“Dje (25-tetor) në periudhën nga ora 10.00 deri në ora 16.00 në territorin e SPB Tetovë është kryer aksion-kontrollues ndaj biçikletave dhe motoçikletave, gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 27 kundërvajtje (TE-12 dhe GV-15), kryesisht për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse (5) dhe pa patentë shoferi (4), si dhe 14 kundërvajtje të tjera”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *