Komuna e Shkupit ndan dy milion denarë për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari

Komuna e Shkupit ndan dy milion denarë për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari

Dy milionë denarë për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, do t’i ndajë Bashkia e Shkupit.

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka propozuar që në seancën e radhës të Këshillit, të vendoset për ndarjen e mjeteve financiare, në shenjë solidariteti dhe në nder të viktimave.

“Bashkia e Shkupit edhe njëherë shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime deri tek familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpjete”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit./telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *