Ngjarje tragjike në Shqipëri: Gruaja hidhet nga kati i pestë së bashku me fëmijën 1 vjeçar

Ngjarje tragjike në Shqipëri: Gruaja hidhet nga kati i pestë së bashku me fëmijën 1 vjeçar

Një ngjarje që ka tronditur banorët e lagjes “Pavarësia” në Vlorë. Një grua 34 vjeçe është vetëflijuar së bashku me fëmijën e saj të mitur.

Gruaja është ngjitur në katin e pestë të një pallati dhe është hedhur prej aty së bashku me fëmijën.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë një banor i zonës u shpreh për median se gruaja nuk banonte në atë pallat, por mesa duket ka shkuar atje pikërisht për të ndërmarrë aktin ekstrem.

“Ajo është hedhur nga shesh pushimi i katit të pestë, ka ardhur aty dhe është hedhur… Ishte bashkë me fëmijën dhe kur janë hedhur, dëgjova zhurmën që ra dhe dola. Në momentin që dola ajo ishte e shtrirë, kurse fëmija përmbys. Gruaja kishte shenja jete, kurse fëmija fare, kishte çarje, dhe e mori njëri që është këtu me makinë.”-tregoi banori./shqiptarëtpër shqipëtarët/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *