FECH: UT-ja injoron kërkesat për publikimin e statutit

FECH: UT-ja injoron kërkesat për publikimin e statutit

Forumi për Ndryshime në Arsim (FECH) njofton se ndjekin nga afër procedurën e zgjedhjes së rektorit të ri në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani”, pasi siç thonë ato në këtë universitet ka disa muaj që zyra e rektorit është e uzurpuar ilegalisht nga ish rektori (tani pro-rektor) i cili dukshëm e kishte shumë të vështirë ta lëshojë pozicionin e rektorit përkundër faktit që kjo procedurë duhej të kishte filluar disa muaj më herët, transmeton Portalb.mk.

FECH thotë se Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani” po përballet me një sërë problemesh, pasojat e të cilave shpesh herë ju faturohen studentëve.  Andaj,  kërkojnë që rektori i ardhshëm i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani” në programin e tij 3 vjeçar në vend të parë duhet të vendos nevojat e studentëve dhe të ju shërbejë vetëm atyre në mënyrë absolute dhe të mos lejohen partitë politike apo palët që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në sistemin arsimor të ndikojnë në këtë të fundit.

Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon që në mes të tjerave, në programin e rektorit të ardhshëm të Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani” të vendosen edhe këto pika:

1- Transparenca dhe llogaridhënia 

2- Digjitalizimi i shërbimeve studentore

3- Larg duart nga Parlamenti dhe Avokati i Studentëve

4- Zero tolerancë për krimet akademike dhe nepotizmit

“Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që shumë profesorë të universiteteve publike në Maqedoninë e Veriut janë më të pasur se sa vetë biznesmenët, organizata jonë do të shkojë sipas parimit “0 tolerancë” për profesorët për të cilët do të dëshmohet abuzim gjatë detyrës së tyre, në këtë synim tonin, është e rëndësishme që përkrahës ta kemi edhe rektorin e ardhshëm të universitetit. Përveç kësaj, ritheksojmë se një ndër arsyet se pse ky universitet nuk gjendet në pozitën më të favorshme të mundshme është edhe mungesa e pavarësisë së tij, Forumi për Ndryshime në Arsim beson në universitete të pavarura të cilat nuk kanë asnjë lidhje me politikën.” thanë nga FECH.

Nga atje shtojnë se këto zgjedhje organizohen bazuar në statutin e Universitetit të Tetovës. Megjithatë, ky statut mbahet si “sekret shtetëror” dhe nuk figuron në ueb-sajtin e universitetit ndërsa zyrtarët e këtij institucioni injorojnë kërkesat e FNA-së për publikimin e statutit.

Për statutin e UT-së, edhe Portalb.mk ka kërkuar nga UT të njëjtin si dokument dhe pse ky i fundit nuk gjendet në ueb-faqen e UT-së, por nga atje heshtin, madje duke mos u përgjigjur as në kërkesën për qasje të lirë të deri te informatat me karakter publik, për këtë Portalb.mk ka dorëzuar edhe ankesë deri te Agjencia e Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik.

Ndryshe, për këtë nga  Forumi për Ndryshime në Arsim njoftojnë se do të ketë deklaratë për mediat brenda javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *