Sindikata e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medialë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot kanë realizuar paraqitje para mediave për rastin ku gjashtë punëtorë medialë u larguan nga puna nga një televizion pa paralajmërim paraprak.
“Për fat të keq, gjashtë kolegë tanë, punëtorë medialë në Televizionin Alfa u shkarkuan vetëm me një letër të udhëheqësit apo menaxherit. Në vend se të gëzohen dhe të fitojnë shtesa apo K-15 gjatë kësaj periudhe, ata do të vazhdojnë më tej me frikës, paqartësi për ekzistencën e tyre”, u tha në paraqitjen para mediave, transmeton TV21.
Nga atje kanë sqaruar se 70 prej 100 punëtorëve të kësaj medie, anëtarët të Sindikatës në mënyrë konstate kanë alarmuar për vonesën e pagave. Vetëm gjatë vitit 2021, në katër raste pagat janë vonuar deri në 3 muaj.
“Këtë vendim për largim të punëtorëve e shohim si revanshizëm dhe kundërpërgjigje për luftën e tyre për të realizuar të drejtat e tyre”, thanë nga Sindikata.