Ministria e mjedisit jetësor njofton: Udhëzim për dorëzimin e fletës evidente dhe pagesën e kompenzimit për qeset e biodegradueshme për transportin e mallrave

Ministria e mjedisit jetësor njofton: Udhëzim për dorëzimin e fletës evidente dhe pagesën e kompenzimit për qeset e biodegradueshme për transportin e mallrave

Sipas Ligjit për Menaxhimin me Paketimin dhe Mbeturinat nga Paketimit nga 1 dhjetori 2021, parashikohet kompenzim për qeset e biodegradueshme për transportin e mallrave, të cilat duhet të mblidhen dhe paguhen nga tregtarët në baza tremujore, për të cilat është hapur llogaria e posaçme e të ardhurave.Për muajin dhjetor, me të cilin filloi zbatimi i Ligjit, e që është muaji i fundit i tremujorit paraardhës, Raporti për evidencën dhe pagesën e kompenzimeve duhet të dorëzohet në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri më 15 janar 2022.Lista evidente për qeset e shitura të biodegradueshme, që gjithashtu duhet të dorëzohet çdo tremujor dhe jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës, është paraparë në përputhje me Rregulloren për standardet e biodegradueshmërisë që duhet t’i plotësojnë qeset për bartjen e mallrave, mënyrën e vendosjes në treg të qeseve të biodegradueshme nga tregtarët, si dhe formën dhe përmbajtjen e formularit për mbajtjen e evidencës (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 265, 30 nëntor 2021)Lista evidente, me një kopje të fletëpagesës për kompenzimet e paguara, dërgohen me postë ose dorëzohen personalisht në Arkivin e MMJPH në adresën:Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor / Sektori i MbeturinaveSheshi „Presveta Bogorodica” “ nr. 31000 ShkupKompenzimi i cili paguhet është 15 denarë. Kompenzimi që tregtari duhet ta paguaj në llogarinë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është pa vlerën që mbetet pas llogaritjes së TVSH-së, gjegjësisht paguhen 12,3 denarë, ndërsa 2,7 denarë të mbetur paguhen në përputhje me Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar . Linku mbi Rregulloren: https://bit.ly/34OHGFhTë dhënat për llogarinë: Kompensimi për qeset e biodegradueshme për transportin e mallraveEmri i pranuesit – Buxheti RMV-sëBanka e pranuesit – Banka Popullore e RMV-sëLlogaria – llogaria e vetme e thesarit 100000000063095Llogaria e pagesës – 840 *** 07379Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor – shfrytëzues i vetëm – 121011520263110Shifra e të ardhurave dhe programi – 718159 26* shënohet shenja e komunës, në territorin e të cilit kryhen aktivitetet për të cilat është lëshuar leja, në përputhje me Listën e komunave të shënuara në Republikën e Maqedonisë, që është pjesë përbërëse e Udhëzimit për mënyrën e evidentimit, shpërndarjes dhe kthimit të të hyrave publike. “Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 08/06)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *