Aksioni simbolik u ndërmor nga aktivistet/ët e “Kolektivit Feminist” në Shqipëri si nevojë për të reaguar ndaj femicidit.“Mbi të gjitha, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike. Për pasojë, adresimi i tyre meriton vëmendje gjithpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore”, -u shpreh Kolektivi Feminist përmes një komunikimi publik për median.
Njofton Citizens Channel.


