Në mbarë shtetin sot në mëngjes temperaturat janë nën zero. Më ftohtë është në Berovë ku janë matur -12 gradë Celsius.
Në Petrovec në afërsi të Shkupit, Kriva Pallankës, Manastirit dhe Demir Kapisë janë shënuar -9 gradë Celsius, në Shtip, Tetovë, Prilep, Strumicë dhe Gjevgjeli – 8, në Zajçev Rid – Shkup dhe Kumanovë – 7, në Ohër, Vinicë dhe Pretor -5, në Mavrovë dhe Dojran -4, në Krushevë -3 dhe në Kodrën e Diellit – 2 gradë Celsius.
Temperatura të ulta nën 0 gradë celcius do mbizotërojnë edhe ditëve nën vijim por edhe me reshje në viset malore.