Qeveria në Bullgari, vazhdojnë bisedimet

Qeveria në Bullgari, vazhdojnë bisedimet

Qveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me në krye, Kryeministrin Kovacevskin dhe ministrat është për vizitë zyrtare në Sofje nga ku edhe vazhdojnë bisedimet dhe përgjedhja e grupeve punues për çështjet me interes për dy shtetet, në lidhje me marrjen e datës për integrim në bashkimin europjan.

Ministri i financave Fatmir Besimi shprehet

Vizitën zyrtare në Republikën e Bullgarisë e vazhdojmë me seancën plenare të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.

Në kuadër të mbledhjes diskutojmë në grupe punuese, nga të cilat pritet të përcaktohen prioritetet në secilën sferë.

Në grupin punues për ekonomi, tregti dhe inovacion diskutojmë për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik në sferën e tregtisë, investimeve, inovacionit, financave dhe fondeve të BE-së, si dhe bashkëpunimet me odat ekonomike.

Takimi i ardhshëm i grupit punues do të jetë javën e ardhshme në Shkup.

Mbledhja e përbashkët është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjeve me interes të përbashkët që do të sjellin përfitime për popujt tanë dhe të ardhmen tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian.

Ministri për politika të jashtme Bujar Osmani, në profilin e tij në facebook shkroi

Sot në Sofje u mbajt seancë e përbashkët e suksesshme e dy Qeverive. Verifikuam grupet e punës midis resorëve dhe diskutuam në detaje modalitetet e punës së tyre dhe prioritetet për muajt në vijim. Në margjinat e seancës, u nënshkruan dokumente të shumta bilaterale, me të cilat dukshëm u rrit korniza e marrëveshjes për bashkëpunim. Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe me vullnet të fortë politik, vazhdojmë dialogun për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, lidhjen infrastrukturore dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *