Në bazë të nenit 55 paragrafi (1) të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/ 11 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19 dhe 110/19), dhe në lidhje me nenin 6 paragrafi 2 të Ligjit për vullnetarizëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 85/ 07, 161/08, 147/15 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19 dhe 103/21), dhe Programi për vullnetarizëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për vitin 2022 Nr. 04.2818 / 1 nga data 18.2.2022, njoftohet si më poshtë:
THIRRJE PUBLIKE
për të punësuar vullnetarë
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave shpall thirrje publike për punësimin e vullnetarëve për aktivitetet e mëposhtme vullnetare
Lloji i shërbimeve vullnetare:
Mbështetje profesionale dhe operacionale në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural;
Mbështetje profesionale dhe operacionale në fushën e hidroteknikës;
Mbështetje profesionale dhe operacionale në laboratorët e bakteriologjisë, mikroologjisë, entomologjisë dhe nematologjisë;
Mbështetje teknike dhe operacionale gjatë përdorimit të Sistemit Informativ Gjeografik;
Mbështetje profesionale dhe operacionale në fushën e pylltarisë, eko-inxhinierisë dhe eko-menaxhimit;
Numri i vullnetarëve
10 (dhjetë)
Të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte:
- të jetë shtetas madhor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
- të ketë të përfunduar së paku arsimin e mesëm.
Çdo kandidat i interesuar që plotëson kushtet e mësipërme mund të dorëzojë CV-në dhe letrën e motivimit (së bashku me një kopje të diplomës dhe një kopje të shtetësisë) në selinë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, rr. Aminta Treti nr.2, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, jo më vonë se 04.03.2022.
Të gjitha informacionet e dhëna do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale.
Angazhimi vullnetar do të bazohet në një periudhë 6 (gjashtë) mujore, për të cilën do të nënshkruhet një marrëveshje vullnetare.
Aplikimet e vonuara dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Vetëm vullnetarët e punësuar do të kontaktohen.
Pas përfundimit të vullnetarizmit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nuk merr përsipër detyrimin për punësimin e vullnetarëve.