Konkursi i modës MUZA COMPETITION, hapen aplikimet

Konkursi i modës MUZA COMPETITION, hapen aplikimet

“MUZA COMPETITION” është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të Rinjve 2022, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion- dizajnit. Projekti i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë, apo zgjerimin e bizneseve ekzistuese.

Gjatë fazës së dytë juria do të dëgjojë prezantimet nga cdo aplikant dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 aplikantë do të kalojnë në fazën e fundit. Ky takim synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë të takojnë personalitete që punojnë për një kohë të gjatë në këtë sektor dhe që mund të transmetojnë njohuritë e tyre në një mënyrë tjetër, duke forcuar njëkohësisht motivimin e të rinjve në sektorin e ekonomive kreative.

Edicioni i parë i MUZA COMPETITION.

Një ditë dedikuar krijimtarisë! Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësinë të shohin veshjet e tyre të ekspozuara në një sfilatë mode dhe të vlerësohen nga një juri e përbërë nga ekspertë të industrisë. Këtë vit shfaqja përfundimtare do të realizohet në Tiranë më 15 Qershor. Krijimet më dinjitoze do të shpërblehen me cmime të vecanta.

Për më shumë informata:

https://muzacompetition.com/?fbclid=IwAR0HkaEkAxzprufO8gPc3BGUUzWW4EKfX5rfR5hutLgX-IrrkgMemVjPJKI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *