Gjuan flamurin e Maqedonisë,Andrea kërkon falje: Jam krenar për vendin tim dhe jam këtu për ta paraqitur në dritën më të mirë

Gjuan flamurin e Maqedonisë,Andrea kërkon falje: Jam krenar për vendin tim dhe jam këtu për ta paraqitur në dritën më të mirë

Pas incidentit të djeshëm kur përfaqësuesja jonë e Eurovizionit hodhi flamurin maqedonas, faqja zyrtare e Eurovizionit publikoi një video në të cilën Andrea kërkon falje për veprimin e saj, për të cilin thotë se nuk ishte urrejtje dhe se është krenare për vendin e saj.

Merr lajme ne viber

  • Kam parë se çfarë po ndodhte në media dhe nuk më besohet pse ditët e fundit e vetmja gjë që bëra ishte të lëvizja me krenari kudo dhe të tregoja flamurin maqedonas. Por në një moment kur më fotografuan, kërkuan që flamuri të mos ishte aty. Delegacioni ishte larg meje dhe në atë moment vendosa të hedh flamurin. Nuk ishte për urrejtje, jam krenar që vij nga këtu. Unë jam këtu për të përfaqësuar Maqedoninë në dritën më të mirë dhe shpresoj se mund të vazhdojmë në këtë eksperiencë të Eurovizionit në një dritë pozitive. Nuk kisha ndërmend të ofendoja askënd dhe nëse e bëja, kërkoj falje. “Unë e mbaj flamurin kudo që shkoj dhe shpresoj se do ta kalojmë këtë”, tha Andrea në video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *