Sonte gjysmëfinalja e Eurovisionit – këto shtete dhe në këto forma mund të votoni

Sonte gjysmëfinalja e Eurovisionit – këto shtete dhe në këto forma mund të votoni

Ronela Hajati ngjitet sonte në skenën e gjysmëfinales së Eurovisionit.

Këngëtarja shqiptare do ta hapë festivalin me këngën “Sekret” e cila ka grumbulluar miliona klikime në YouTube, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka publikuar listën e shteteve që mund të votojnë sonte për Shqipërinë, në llogarinë e saj në Instagram.

“Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale”, ka shkruar Hajati (shih listën më poshtë).

Ndryshe, festivali i 66-të këtë vit mbahet në Torino të Italisë.

Gjysmëfinalja e dytë vazhdon më 12 maj për të shkuar më pas tek finalja e madhe e Eurovisionit që do të zhvillohet në PalaOlimpico, një nga arenat më të mëdha të mbyllura të Italisë.

Eurovision Song Contest 2022 do të drejtohet nga tre prezantuesë: Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika.

Kujtojmë se sonte performojnë Shqipëria, Latvia, Lituania, Zvicra, Sllovenia, Ukraina, Bullgaria, Holanda, Moldavia, Portugalia, Kroacia, Danimarka, Austria, Islanda, Greqia, Norvegjia dhe Armenia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *