Thirje publike për trajnimin e menaxhimit me vullnetarë

Thirje publike për trajnimin e menaxhimit me vullnetarë

Në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të rinjve për zhvillim të fortë dhe të qëndrueshëm të komunitetit” i mbështetur nga BE, shpallet THIRRJA PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM ME MENAXHIM VULLNETARE.
Trajnimi për MENAXHIM Vullnetar është pjesë e Programit për Ngritjen e Kapaciteteve për zhvillimin organizativ dhe programor duke përfshirë mbështetjen mentoruese nga ekspertët përkatës për tema të ndryshme.
🎯 Qëllimi i trajnimit është të forcojë aftësitë e organizatave të shoqërisë civile për menaxhimin e vullnetarëve, duke përfshirë tema të tilla si bazat e konceptit të vullnetarizmit, praktikat ndërkombëtare, rekrutimi i vullnetarëve, zhvillimi i një programi vullnetarizmi për çdo vullnetar, monitorimi dhe vlerësimi i procesi vullnetar dhe administrimi i proceseve vullnetare.
ℹ️ Në thirrje mund të aplikojnë anëtarët e organizatave të shoqërisë civile të regjistruar dhe që veprojnë në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet. Përparësi do t’u jepet anëtarëve të regjistruar të organizatave që punojnë me dhe për të rinjtë në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.
📆 Trajnimi do të mbahet në periudhën 18-20 maj 2022, në Strugë.
❗️ Afati i fundit për aplikim për trajnimin e menaxhimit vullnetar është data 12 maj 2022, në linkun e mëposhtëm të regjistrimit: https://forms.gle/hR3WHysG5qVRRqDc6
Më shumë informacion rreth thirrjes mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: ps https://bit.ly/384oJQI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *