Samsungu po e shton një opsion të ri dhe jashtëzakonisht të shfrytëzueshëm në prodhimin e frigoriferëve.
Me 500 dollarë, nëpër frigoriferë mund të vendosen fotografi permanente, për ta zbukuruar ambientin, shkruan “The Verge” të enjten.
Sipas kompanisë, dizajni mund të zgjidhet nga përdoruesi, derisa ky opsion do të jetë i qasshëm në fund të këtij viti.
Vendosja e fotografive në dyer të frigoriferit është veprim që një pjesë e madhe e familjeve të huaja e bëjnë.
Samsungu bëri të ditur se duhen 8 javë për ta porositur dhe printuar fotografinë e kërkuar, ndërsa deri më tani ka qenë vetëm opsioni i fotografive me ngjyra të kufizuara.
Kompania me seli në Kore të Jugut është e njohur për prodhimin e ftohësve.