TikTok ka kryer teste në mënyrë që përdoruesit të mund të luajnë lojëra në aplikacionin e tij të ndarjes së videove në Vietnam.
Kjo, sipas mediave të huaja, edhe është pjesë e planeve për një shtytje të madhe në lojëra, kanë thënë katër persona të njohur me këtë çështje.
Paraqitja e lojërave në platformën e këtij aplikacioni do të rriste të ardhurat nga reklamat, si dhe sasinë e kohës që përdoruesit shpenzojnë në aplikacion – një nga më të njohurit në botë me më shumë se 1 miliard përdorues aktivë mujorë.
Kështu, me një popullsi me njohuri teknologjike me 70% të qytetarëve të saj nën moshën 35 vjeç, Vietnami është një treg tërheqës për platformat e mediave sociale si TikTok, Facebook i Meta Platforms Inc dhe YouTube dhe Google i Alphabet Inc.