27 dhe 28 maj 2022 do të mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës.

27 dhe 28 maj 2022 do të mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës.

Të premten dhe të shtunën, 27 dhe 28 maj 2022 do të mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës.

👉Në ngjarjen dy ditore do të marrin pjesë ndërmarrje të shumta nga diaspora dhe Kosova për qëllim të rrjetëzimit dhe krijimit të partneriteteve mes bizneseve dhe marrëveshjeve për eksport.

ℹ️Të pranishëm në ditën e parë të forumit do të jenë përfaqësues institucional dhe pjesëtarë të bizneseve vendore, të diasporës dhe të huaja.

👉Në këtë forum parashihen gjithashtu takime mes bizneseve (B2B), panel diskutimi, prezantime të ndryshme në tema të eksportit dhe investimeve.

ℹ️Kurse në ditën e dytë të forumit parashihet të bëhen vizita të bizneseve nga diaspora tek biznese të suksesshme në Kosovë.

Forumi organizohet nga GERMIN, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës – Degët në Evropë, dhe USAID Kosovo#CompeteActivity

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *