Është hapur thirrje e re për ambasadorë të rinj evropianë

Është hapur thirrje e re për ambasadorë të rinj evropianë

Thirrja për aplikim për Ambasadorë të Rinj Evropianë është publikuar më 20 maj, në në webalkans.eu. Mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë e moshës prej 18 deri 29 vjet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Siç informoi Delegacioni i BE-së në vend, ambasadori i ri evropian është aktivist i ri i cili e sheh veten si folës të mirë, i gatshëm që t’i ndajë vlerat e BE-së, të marrë pjesë në projekte dhe ngjarje në lidhje me integrimin në BE, mbrojtje të mjedisit jetësor, të drejtave të njeriut, artit dhe kulturës dhe teknologjive të reja.

Aplikacionet janë të hapura deri më 30 qershor. Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ueb-faqen e webalkans.eu/yea/become-a-yea/ për më shumë informacione për procesin e përzgjedhjes, si dhe kushtet dhe rregullat për pjesëmarrje.

Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropianë (YEA) është rrjet kreativ i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Qëllimi i rrjetit është të ndajë vlerat e BE-së dhe të rrisë ndërgjegjësimin për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor, të tregojë rezultate të dukshme të këtij bashkëpunimi, të kontribuojë në dialogun politik për tema të ndryshme, të mbështesë rritjen e aktivizimit qytetar dhe punës së përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Me qëllim që t’iu ndihmojë ambasadorëve potencialë gjatë aplikimit, WeBalkans organizon ditë të hapura të YEA përgjatë rajonit, ku kolegët e tyre të cilët tashmë janë anëtarë të rrjetit, do t’i ndajnë të gjitha informacionet relevante për rrjetin YEA dhe do të ndihmojnë në procesin e aplikimit.

Organizatorë të ditëve të hapura të YEA do të jenë Europe Houses/ BE Info qendrat dhe Delegacionet/zyrat e BE-së nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe çdo i interesuar mund të marrë pjesë në cilëndo ngjarje. Ambasadorët do të organizojnë edhe sesion onllajn në ditën e hapur të YEA në të cilën të rinjtë do të munden lirshëm të përfshihen dhe të parashtrojnë pyetje.

Më shumë informata: https://webalkans.eu/en/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *