Shoqata e pensionistëve të Tetovës në eksurzion nëpër fshatrat e malit Sharr, falemenderojnë Lazim Destanin

Shoqata e pensionistëve të Tetovës në eksurzion nëpër fshatrat e malit Sharr, falemenderojnë Lazim Destanin

Do të kemi mundësinë të vizitojmë fshatërat e malit Sharr të Tetovës: Gajren, Shipkovicën, Brodecin, Veshallën dhe Bozovcën. Në këto vendbanime do të takojmë vendasit që kanë ruajtur trashëgiminë e tyre ndër shekuj, ndërsa do të njihemi me infrastrukturën rurale dhe kushtet e jetesës së popullsisë që vendosi të jetojë në këto zona.

Në fshatrat e përmendura do të realizojmë pushime të shkurtra ndërsa në fshatin Bozovcë do të qëndrojmë më gjatë ku do të shërbehet dreka për të gjithë pjesëmarrësit në këtë ekskursion njëditor. Ky aktivitet si dhe shumë aktivitete të tjera të zhvilluara nga Shoqata e Pensionistëve – Tetovë ka për qëllim shoqërimin, njohjen me vendbanimet dhe njerëzit që jetojnë në to sepse në këtë mënyrë mundohemi që jeta në moshën e tretë të jetë më e gjallë dhe më e pasur për të gjithë pensionistët. Jemi të vendosur që në periudhën e ardhshme të rrisim aktivitetin tonë për të krijuar bashkëpunim edhe më të ngushtë me komunën e Tetovës dhe komunat tjera të rajonit si dhe me Asociacionet tjera me të cilat kemi bashkëpunim të ngjashëm.

Thanë nga shoqata e pensionerëve të Tetovës për Kiss dhe menada tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *