SPB-Tetovë me apel për çiklistët

SPB-Tetovë me apel për çiklistët

Nga mesi i këtij muaji, sidomos në rrugët e rajonit Tetovë-Gostivar është rritur dukshëm numri i çiklistëve-pjesëmarrës në komunikacion. Për shkak se në shumë nga rrugët e zonës nuk ka shtigje të projektuara posaçërisht për ta, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë me apel për çiklistët që të lëvizin siç duhet, gjegjësisht djathtas në rrugë, njëri pas tjetrit, e jo paralel krahas njëri-tjetrit.

Gjithashtu këshillohet që në mbrëmje të kenë ndriçim të mjaftueshëm dhe të shmangin rrugët e errëta, t’u kushtojnë vëmendje tabelave dhe procedurave kur kthehen majtas ose djathtas, por
edhe të zbresin nga biçikleta për të kaluar rrugët në vendkalimet e shënuara etj.

Në të kundërtën, çiklistët do të përballen me sanksionet e parapara me ligj, përkatësisht do t’u përgatiten parashtresat përkatëse, ndërsa varësisht nga lloji i kundërvajtjes, sipas nenit 97 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, ku parashifen gjoba me vlerë prej 50 euro në kundërvlerë në denarë. Nga ana tjetër, drejtuesit e automjeteve dhe mjeteve të tjera, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj biçiklistëve dhe këmbësorëve, veçanërisht në rrugët më të frekuentuara.

Sepse, në mesin e atyre që ngasin biçikleta, shpesh ka edhe të mitur që nuk janë aq të aftë në drejtimin dhe e kanë më të vështirë përballjen, sidomos në kryqëzime, në kolona automjetesh dhe të ngjashme, thuhet në kumntesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *