Vuçiq: Pas ndërlidhjes me Ukrainën, çështja e Kosovës edhe më e rëndë për t’u zgjidhur

Vuçiq: Pas ndërlidhjes me Ukrainën, çështja e Kosovës edhe më e rëndë për t’u zgjidhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se qeveria e re e Serbisë do të formohet deri në fund të korrikut dhe se do t’i fillojë konsultimet me partitë politike pas formimit të përbërjes së re të Kuvendit.

“Ne duhet të merremi me sanksione dhe çudi të reja, në të cilat mund të dëmtohemi përsëri, kështu që ne do t’u kërkojmë partnerëve tanë evropianë të na ndihmojnë”, tha Vuçiqi, më 31 maj, pasi bëri betimin për një mandat të ri pesëvjeçar si president.

Vuçiqi tha se nga qeveria e re pret rrugën evropiane dhe se kësaj rruge do t’i përkushtohet si president.

“E ndërlidhur me krizën në Ukrainë, çështja e Kosovës do të jetë edhe më e rëndë për ne që të zgjidhet”, tha Vuçiqi.

Vuçiqi bëri betimin për mandatin e dytë pesëvjeçar në një seancë solemne të Kuvendit të Serbisë, para deputetëve, anëtarëve të Qeverisë, gjyqësorit, ushtrisë, policisë, bashkësive fetare dhe 75 përfaqësuesve të trupit diplomatik.

Në seancë mori pjesë edhe kryetarja e entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republikës Serbe, Zheljka Cvijanoviq dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Para se të bënte betimin, iu drejtua mbështetësve:

“Do të ruaj paqen, stabilitetin, vendin tonë dhe Kosovën”, u tha Vuçiqi mbështetësve të tij para Kuvendit të Serbisë, para se të bënte betimin.

“Në kushtet e krizës së madhe botërore do të përpiqemi që të mos e lëndojmë askënd duke e mbrojtur vendin tonë”, u tha Vuçiqi qytetarëve të mbledhur.

Në kushtet e krizës së madhe botërore do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd duke mbrojtur vendin tonë”, u tha Vuçiqi qytetarëve të mbledhur.

Qindra mbështetës të tij u mblodhën para ndërtesës së parlamentit dhe Vuçiq “në mënyrë të veçantë falënderoi ata që erdhën nga Kosova”. Qytetarët e mbledhur ndoqën betimin përmes video-pamjeve, ndërsa rreth ndërtesës së Kuvendit ka masa të forta sigurie.

Qytetarët e mbledhur jashtë ndërtesës së Parlamentit në Beograd duke ndjekur në një ekran ceremoninë e betimit të Aleksandar Vuçiqit në mandatin e dytë presidencial. /rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *