Efektet shëndetësore të qershive

Efektet shëndetësore të qershive

Jemi në prag të muajit të qershive, frutave shumë të pëlqyera, por përveç shijes ato sjellin edhe jashtëzakonisht shumë vlera ushqyese.

Qershitë kanë efekte terapeutike pasi janë antioksidues natyral, duke mbrojtur dhe stimuluar funksionimin e organizmit në mënyrë normale.

Po ashtu, sipas disa studimeve, qershitë kanë rol edhe në parandalimin e nisjes së kancerit, për shkak të përmbajtjes vitaminoze dhe fibrore, si edhe në reduktim të inflamacionit dhe lehtësim të dhimbjeve.

Shtimi i tyre në menynë ditore do t’u ndihmojë që të keni një dietë të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Efekti anti-inflamator i qershive ju ndihmon që të mbani trupin tuaj të shëndetshëm; për më tepër qershitë renditen më poshtë se shumë fruta të tjerë për nga indeksi i glycemic.

Kjo nënkupton se qershitë nuk shkaktojnë ngritje të sheqerit tuaj të gjakut dhe nivelet e insulinës.

Këto veti e bëjnë qershinë si mbrojtëse kundër diabetit dhe të jetë një frut i rëndësishëm për menaxhimin e diabetit nëse tanimë e keni atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *