Kodra e Diellit me ofertë turistike për vizitorët edhe gjatë periudhës së verës

Kodra e Diellit me ofertë turistike për vizitorët edhe gjatë periudhës së verës

Drejtori i Elem Turs Adem Avziu ka bërë të ditur se janë të angazhuar intensivisht në pasurimin e ofertës turistike të Kodrës së Diellit për vizitorët edhe gjatë periudhës së verës.

“Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” nuk pushon edhe gjatë periudhës së verës. Me qëllim të përmirësimit të faktorëve tërheqës – motivues të Kodrës së Diellit, punojmë intensivisht në pasurimin e ofertës turistike për vizitorët tanë edhe gjatë periudhës së verës.
Pushimi malor – është zgjedhja e duhur në ditët e nxehta të verës.

Tash e tutje, në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” vizitorëve u vihen në dispozicion turne individuale dhe të organizuara me ATV – motoçikleta me katër rrota/katërcikleta deri në terrenet më piktoreske të Kodrës së Diellit (Leshnicë, Maja e Titos (Titov Vrv), Liqeni i Bogovinës, Liqeni Karanikoliq, Xhini Beg etj.).

Përveç ATV-ve të reja, Qendra e Skijimit këtë verë ofron turne individuale dhe në grup me biçikletë.
Qendra e Skijimit disponon me 7 ATV -motoçikleta me katër rrota dhe 15 biçikleta malore (mountain bike)

Në të njëjtën kohë, në dispozicionin tuaj është edhe hotel “Slavija”, si dhe restoranti dhe tarraca e gjerë e hotelit.
Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” është gati për të ju mirëpritur edhe në muajt e ngrohtë të verës.
Së shpejti do të vijojë edhe njoftim zyrtar për fillimin e organizimit të aktiviteteve verore në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”.
#ZhvillojmëTurizmin
#ZhvillojmëKodrënEDiellit”, ka shkruar Avziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *