Dega e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës është në garë me Oxfordin teksa po ndjek Harvardin.
Kështu deklaroi gjatë ditës së djeshme rektori, Dhori Kule, në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës teksa u shpall lista e doktorantëve të rinj – ku fitues dolën 119 kandidatë.
Por, përtej numrit të madh të kandidatëve ishte Kule, që e ngriti lartë Fakultetin e Ekonomisë, ku krahasimi me universitet ndër më të fuqishmet në botë shkaktoi habi dhe qeshje në sallë.
“Fakulteti Ekonomik është më i miri, krahasohet e dini të gjithë me Oxfordin dhe Harvardin. Në fakt Harvardi na ka kaluar një çikë tash jemi në garë me Oxfordin. Ndjehemi krenar”, tha ai.
Tnai më 10 vite cikli i tretë i studimeve nuk ka qenë i mundur në UT për shkak se Fakulteti nuk i ka përmbushur kriteret.