Dita e zhvillimit të karrierës në UKIM

Dita e zhvillimit të karrierës në UKIM

Shkup, 7 qershor – Në pllajën e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot do të mbahet ngjarje tërëditore “Dita e zhvillimit të karrierës” në organizim të USHCM-së dhe THRIVITY. Në ngjarjen e hapur për studentët, do të marrin pjesë kompani të etabluara nga vendi dhe jashtë vendit të cilat do të kenë mundësi t’i prezantojnë mundësitë e tyre për punësim dhe praktikim gjatë dhe pas përfundimit të studimeve.

“Ngjarja interaktive do të zgjasë tetë orë. ndërsa programi do të përmbushet me panel diskutime dhe fjalime të shkurta motivuese të cilat do t’i inkurajojnë, orientojnë dhe do t’u ndihmojnë studentëve në zhvillimin e tyre të ardhshëm të karrierës”, informojnë organizatorët.

Tema në panelet janë “Rëndësia e praktikës dhe përgatitja për punësimin e parë të studentëve” dhe si “Profesione hibride-realitet i ri për të rinjtë dhe kompanitë”.

Me stande të tyre në ngjarje do të prezantohen më shumë se 25 kompani, ndër të cilat: Alksaloid, Konçar, Filip Moris, Replek, Birraria e Shkupit, Euronikel, Mak Progres, ProKredit Banka, NLB Banka, Halk Banka, Shparkase Banka, Laktalis, Gerresheimer, Indeteks, Van Hool, Slice, TaskForce, Nelt, Viva lëngje, Vesta drogeria, Varus/Bionika, Ramstor, Ading, Xhonson Meti, DS Smith, Tikvesh, Makstil dhe British American Tobacco.

Përveç standeve të kompanive, në vetë ngjarjen do të ketë edhe përfaqësues nga Asociacioni i këshilltarëve të karrierës të cikët do t’u ndihmojnë studentëve të përpunojnë SV profesionale dhe të cilët do të jenë të qasshëm për bisedë të drejtpërdrejtë dhe orientim të karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *