Driton Halimi gjunjëzon serbin në Beograd!

Driton Halimi gjunjëzon serbin në Beograd!


Karateisti shqiptar, Driton Halimi, anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, me gjithë luftërat e mira, nuk ia doli të kualifikohet në finalen e Kampionatit Ballkanik.

Halimi garoi në kategorinë – 60 kg, duke e gjunjëzuar fillimisht serbin Millosh Petroviq, në garën që u zhvillua në Beograd.

“Pas dy fitoreve njëra kundër garuesit nga Serbia dhe tjetra nga Greqia, arrita në gjysmëfinale dhe u përballa me garuesin nga Bosnja dhe Hercegovina, në të cilën isha duke fituar, në sekondat e fundit pësova humbje me një pikë diferencë.

Ju falënderoj nga zemra të gjithëve që më përkrahët në momentin kur unë kisha nevojë me të vërtet kam marrë komente dhe mesazhe shumë pozitive dhe motivuese.

Unë nuk dëshpërohem aspak thjeshtë mësova nga gabimet.

Shpresoj që në ndeshjet tjera të kem sukses dhe të ju gëzoj me lajme të mira.”. ka shkruar Halimi në profilin e tij në facebook.

K. GOCA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *