Përleshje fizike mes Noizyt dhe Cllevio, Noizy: Shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral, por jo ta teprosh duke ofenduar familjen time

Përleshje fizike mes Noizyt dhe Cllevio, Noizy: Shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral, por jo ta teprosh duke ofenduar familjen time

Noizy është përfshirë së fundmi në një përleshje fizike me Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Sherri i tyre ka bërë bujë të madhe, gjersa menjëherë pas kësaj janë deklaruar të dy.

E një reagim tjetër është bërë sërish nga Rigels Rajku (emri i vërtetë) në disa postime që ka shpërndarë në InstaStory.

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo nuk do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh ta ofendosh familjen time ose familjarët rrethin tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy në një postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *