Arbnore Gegollaj, estetistja më e kërkuar për vetulla me fije japoneze

Arbnore Gegollaj, estetistja më e kërkuar për vetulla me fije japoneze

Emri i saj tashmë njihet në vendin tonë për sukseset e që me punën dhe përkushtimin në fushën e bukurisë po vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat, shkruan Kosovarja.

Faktin që duhet besuar në ëndrrat dhe ambiciet tona, e tregon më së miri Arbnora e cila me krenari tregon për rrugëtimin deri në arritjen e qëllimit.

Vetullat me fije japoneze apo ndryshe quajtur “microblading” është një trend që tashmë ka vite që po bënë bujë.
Arbnora si një profesioniste e certifikuar në këtë fushë ka treguar rezultate të mrekullueshme tek çdo klientë e cila hyri në duart e saj.

Përveç vetullave, studio Lola në Malishevë ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të bukurisë, siç janë flokët, thonjtë, grim, depilim, mbjellje dhe lakim i qerpikëve.

Për arritjet deri këtu ajo shprehet tejet mirënjohëse ndaj bashkëshortit i cili për të ishte dhe mbetet mbështetja kryesore e poashtu edhe klientëve të shumta për besimin në punën e përkryer që Arbnora realizon me shumë pasion.

Vlen të përmendet edhe trajnimi i studenteve të shumta në microblading që Arbnoren e kërkojnë nga shumë qytete të Kosovës, madje edhe nga jashtë kufijve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *