Driton Halimi, vazhdon përgaditjet për Kupën Botërore të Karates

Driton Halimi, vazhdon përgaditjet për Kupën Botërore të Karates

Prezentojmë sot para jush Driton Halimin, ai është kampion i shumëfishtë i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nën kampion Ballkanik, Kampion në Lojërat Internacionale Sportive. Ai është i radhitur i 7-ti në Kupën e Botës.

Ai për BonZo jep mesazhin për të gjithë të rinjtë që të ruajnë shëndetin duke u marrë me sport.

BonZo: Ju jeni nga Tetova, nga kanë filluar hapat e tu të parë  në karate, të ka udhëzuar dikush?

Driton Halimi: Hapat e parë i kam filluar që në moshë të re në moshën 8 vjeçare dhe jam udhëzuar nga gjyshi që të merem me këtë sport dhe sot e kësaj dite unë e vazhdoj me shumë deshirë dhe vullnet këtë sport dhe pasi që kam bërë një karrierë të bollshme në Karate.

BonZo: Sa sportistët e rinj marrin mbështetje nga rethi, familja, shteti?

Sportistët në vendin tonë mendoj se përkrahjen nga familja e kanë gjithmonë sepse ne si shqiptar jemi dashamirë të sportit dhe e vlerësojmë atë, sa i përket institucioneve përkrahja mendoj se është më e dobët pasi që në vendin tonë regullorja për sportistët thotë që së pari sportisti duhet të bëj sukses dhe pastaj të shpërblehet gjë që në vendet tjera është e kundërta dhe e vërteta sepse sportisti duhet mbështetur gjatë rrugëtimit tij drejtë suksesit, sepse për të pasur sukses duhet profesionalizëm e për të pasur profesionalizëm duhet të ardhura.

BonZo: Sa rëndësi ka diciplina në jetën sportive dhe si është një ditë e zakonshme e ditës tënde?

Diciplina është gjëja më kryesore në jetën time dhe mendoj se një nga faktorët qe unë sot jam këtu është diciplina që kam pasur, një ditë e imja e zakontë është Stërvitja në mëngjes, Studimet, pushim dhe stërvitja e mbrëmjes këto tre gjëra momentalisht mbizotrojnë në jetën time që janë shkollimi dhe karriera sportive dhe gjithë energjinë time ua kushtoj këtyre dy gjërave.

BonZo: Çfarë do të thotë (për ty) të jesh karateist?

Të jesh karatist është një privilegj si për mua personalisht po gjithashtu edhe për tjerët, unë personalisht ndjehem shumë krenar që kam zgjedhur këtë sport dhe me ka ndihmuar shumë në zhvillimin e karakterit tim , kulturës dhe parimeve jetesore.

BonZo: Muaj më parë ju keni reaguar fuqishëm  për diskriminimin që ju është bërë për të mos e përfaqësuar vendin në Kampionatin Evropjan në Çeki, si ndodhi kjo dhe a kishte reagime pas reagimit tuaj dhe shumë njerëzve?

Në çdo vend ka ndonjëherë padrejtësi edhe në sport njëjtë ka raste të shumta, njëjtë më ndodhi edhe mua para disa muajve një gjë e tillë siç e din të gjithë dhe unë reagova për padrejtsinë që më është bërë në qëllim që herave tjera të mos ndodhë një gjë e tillë sepse jam i gatshëm që pas kësaj që ndodhi ti padis edhe penalisht për çdo padrejtësi që më bëhet.

BonZo: Cili është synimi juaj më i madh?

Mua më presin disa gara këtë vit njëra prej tyre është Kupa Botërore që do të mbahet në Porec të Kroacisë në 27 Qershor deri me 3 Korik unë jam shumë i përgaditur në të gjitha aspektet edhe në ballkanike e pashë që isha në formën e duhur pa marrë parasysh se smunda të ngjitem në piadestal vërejta se jam në formë dhe shpresoj te kem sukses edhe në këtë ndeshje.

BonZo: Një mesazh për të gjithë të rinjtë që ndoshta nuk ju pëlqen dhe nuk merren me sport?

Të rinjtë te meren sa më shumë me sport sepse sporti është Kulturë Edukatë Diciplinë Seriozitet dhe mbi të gjitha gjendja psiqike e një sportisti është shumë më e shëndoshë dhe me pozitive se tjerat kështu që ‘Ruajni shëndetin dhe merruni me sport.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *