Escobar: Secila iniciativë duhet të përfshijë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë

Escobar: Secila iniciativë duhet të përfshijë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë

Në fjalën e tij përmes video-lidhjes i dërguari i posaçëm i  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbështetur nismën për Ballkanin e Hapur.

Ai ka thënë se përkrah iniciativat ekonomike dhe sipas tij është e rëndësishme që ky projekt të mbetet ekonomik, dhe të jetë në nivel të njët për të gjitha shtetet e këtij regjioni.

“Ne i përkrahim iniciativat ekonomike që e afrojnë regjionin, promovojnë paqe dhe stabilitet. Besojmë që kjo nëse ka sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë për integrim ekonomik duhet të përfshijë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë, “, ka thënë Escobar shtuar se duhet të punohet për integrim me të madh evropian.

Ai ka dhënë disa propozime shtesë sa i përket nismës.

“E para sikur ka shumë mundësi për integrimin Ballkanin Perëndimor, prandaj ju jap kurajo liderëve që të kërkojnë mënyra se si të bashkëpunojnë në iniciativa tjera të cilat veç ekzistojnë në rajon, me këtë ju do të kuptoni se si nuk do të duplifikohen por do të jetë një integrim më i mirë.

E dyta njashtu d.m.th duhet të keni një plan për zhvillim institucional. Përparësia e Ballkanit Perëndimor është fuqia ekonomike, por kemi edhe përparësi tjera konkurrenca ,krijimi për kushtet për investitorët pastaj, përkrahje më e madhe për E-qeveritë për regjistrim, por më e rëndësishmja është krijimi i mundësisë për institucionet të cilat mundohen t’i shmangin pagimit të tatimeve na duhet një ekonomi që do ti ndihmojë investitorët që dëshirojnë të punojnë ligjërisht. I përkahim liderët e kësaj indicative të kyçen më tepër jenë të interesuar për treg të përbashkët.”, tha Escobar./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *