Fakulteti Juridik me kontribut të veçantë në trajnimet e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në RMV

Fakulteti Juridik me kontribut të veçantë në trajnimet e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në RMV

Në kuadër të bashkëpunimit profesional midis Fakultetit Juridik të UEJL-së dhe Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” në Shkup, gjatë muajit maj dhe javës së parë të qershorit, stafi akademik i Fakultetit Juridik i përbërë nga: Jeton Shasivari dhe Ali Aliu realizuan ligjëratat e para në të drejtën kushtetuese dhe në të drejtën civile para dëgjuesve të trajnimit fillestar të gjeneratës së tetë të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë në Shkup.Vlen të theksohet fakti se, një numër i konsiderueshëm i kandidatëve të kësaj gjenerate janë ish-studentë të diplomuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të Fakultetit Juridik të UEJL-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *