Fotografitë dhe videot e para nga vendi ku vetura shtypi kalimtarët në Berlin, dëshmitari: Ka njerëz të shtrirë kudo

Fotografitë dhe videot e para nga vendi ku vetura shtypi kalimtarët në Berlin, dëshmitari: Ka njerëz të shtrirë kudo

Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 30 tjerë janë lënduar, kur një veturë goditi turmën e qytetarëve në afërsi të një kishe në Berlin.

Vetura iu vërsul masës para shtëpisë së mallrave në Rankestrase në Sarlotenburg të Berlinit, transmeton Telegrafi.

Informacionet shtesë për kryesin e veprës akoma nuk dihen, por e gjithë zona është e mbushur me policë e zjarrfikës. Aty janë edhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

Ndërkaq aktori amerikan John Barrowman, ka publikuar në Twitter fotografitë dhe video nga vendi ku ka ndodhur incidenti.

“Mendoj se ishim dëshmitarë të një sulmi këtu në Berlin, por akoma nuk jemi të sigurt. Ka shumë njerëz, trupat e njerëzve janë kudo, kemi parë veturën që përfundoi në vitrinat e një dyqani. Është e tmerrshme”, ka shtuar aktori amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *