”Ikja e trurit”- nga Selajdin Abduli

”Ikja e trurit”- nga Selajdin Abduli

Vendi ynë është tashmë aq i ngatëruar saqë, realisht askush nuk e di ku qëndrojnë vërtetë problemet dhe ku zgjidhjet? Ka nga ata që besojnë se janë politikanët problemi, të tjerë mendojnë se populli është fajtor, disa fajsojnë gjithçka, dhe ka edhe nga ata që besojnë se jemi të mallkuar dhe mendimet vazhdojnë të rrjedhin. Të gjithë besojnë në diçka dhe askush në të nesërmen e ndritur të këtij vendi. Ky popull, ky vend, asnjëherë nuk ka qenë kaq i pa’shpresë, mund të thuhet se vlonte nga optimizmi. Popull idealist, i vendosur, sakrifikues deri në flijim. Ky popull me gjak e ka paguar shkollimin e vet, me gjak përdorimin e flamurit kombëtar, populli shqiptar për të drejtat e veta, për të nesërmen e fëmijëve të kombit i ka falur tokës djemtë dhe vashat më të mira. Pesimizmi ndër ne ska patur kurrë vend. Ideali mbarë’popullorë ka qenë dhe nbetet: “të bien disa nga ne, që të ngriten ata që do vijnë pas nesh”.Kthesa disi e gabuar e ka zanafillën diku në fillimshekullin e ri. Si parazit i ju ngjitëm sistemit duke shijuar pa fund të mirat që ofronte pushteti duke haruar kalvarin e vuajtjeve në të kaluarën e afërt. Nuk thojnë kotë: kafsha është e rezikshme kur është e uritur, ndërsa njeriu kur është i ngopur! Aty-këtu kishte dhe ka përparim. Filluan betejat gangstere politike për interesa individuale, grupore, të cilat çuan në përçarje dhe vëlla’vrasje, urrejtje brenda neve si asnjëherë më parë dhe ngjyrimi: o me ne, o me ata! Bashkë me shkollimin në të cilin prindi, intervenca dhe i njofshmi ishin garanci e suksesit, u zhvillua edhe gjuha e urrejtjes, u shtuan rastet e montuara, u rrit numri i njerëzve që derxhin burgjeve pa faj, pasoi vjedhje e vullnetit të lirë, varfërim, blerje e vullnetit, fyerje, ofendime, kidnapim institucionesh, rrahje në autobusa, shkolla, etiketime ekstreme religjioze, nënçmim institucional kundrejtë mësuesve, mjekve, policëve, zjarrëfikësve, puntorëve dhe të gjithë atyre që janë në shërbim të vendit përmes rrogave të cilat më tepër ju ngjajnë ndihmave.Askush nuk u angazhua me rehabilitimin e të gjithë atyre që morrën pjesë në luftën çlirimtare. Askush nuk ju trokiti më në derë për tu interesuar për gjendjen e tyre psiqike, mendore, ata mbetën “ata të malit, të luftës”, ata duhet të ishin deryrimishtë të fortë. Ata që bën lirinë të prekshme, mbetën në haresë, agoni dhe mëshirë të fatit, shumica prej tyre të gjallë e të vdekur, me shpirtë të parehatuar, vazhduan të ndiqen majave të maleve si shtrigat mesjetare për tu vrarë edhe pse shteti nuk ka ligj për dënim me vdekje.Padrejtësia u bë pjesë përditshmëris tonë, ska drejtësi u bë pjesë e pandarë e fjalorit tonë dhe kjo “për fajin” e pacientëve që skishin një punë nga e cila do fitonin të holla me të cilat do e blenin rradhën në spital, kontrollën private ose shëndetin e fëmijës! Për fajin e atyre prindërve që hiqnin të zit e ullirit për të paguar taksat ndërsa të tjerët me disa para ke xhepi i nënpunësit shlyenin borxhet! Mos flasim për kriminel që blenin pafajsinë dhe të drejtët që vuajnë pafundësisht!Vendi është bërë arenë agjentësh, një “big brother” i hapur, që sheh veten në mediat botërore për prodhimin e energjisë negative përmes “fake news”. Është mjerim, gjynah të flitet për të gjithë ata të rinjë e të reja që mbaruan shkollimin me forcat e veta duke sakrifikuar rinin dhe bukën e gojës, ndërsa sot nga 10-15 vjet presin radhën tek dera e partis për tu punësuar…e gjithë kjo solli pesimizmin dhe shpresën njëkohësisht tek një ndërtesë dy katëshe që quhet “ambasada e Gjermanis”.Sot ata ikin, ikin të shkolluarit, të ndershmit sepse nuk duan që fëmijët e tyre të ecin rrugës së vuajtjeve të tyre, sot ikën truri, ikën pjesa më vitale, ikin ata që s’duan të bëhen skllevër të shushunjave që e ndjejnë veten mirë duke shkelur mbi mundin dhe djersën e të tjerëve. Ikin të rinjët dhe bashkë me to edhe e nesërmja popullit tonë! Shteti nëse mund të quhet i tillë në zemër të vetë, i sheh ata dhe vetëm i numron duke vazhduar ta ulë përqindjen e papunsisë me punësimin e njerëzve të vet jashta kufijve. Sot ky numër është mbi 200 mijë dhe ndoshta vazhdon të ulet në mënyrë fiktive duke na ushqyer me iluzione të rrejshme.Pa vizion, pa ide, duke u marë vazhdimisht me gjëra anësore duke lënë anash gjërat e rëndësishme vendi ec si një “zombi” drejtë fundit të vetë. Heshtin ata të cilët kanë obligim të flasin, heshten ata që mundohen të flasin, flasin për gjëra të kota ata që flasin! Thojnë heshtja është flori, por edhe besimi më i dobët. Të isha profet do thoja: O Zot fali, nuk e din çka bëjnë, po ja që jam njeri dhe them: O Zot na gjyko me drejtësin tënde, ne jemi të vetëdijshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *