Një shëtitje brenda rrugicave të ngushta të lagjes “Sallahane” në Ferizaj mjafton për t’i “prekur” nga afër problemet me të cilat përballen banorët. Rrallëherë është vënë në pah bashkëjetesa e komuniteteve rom, ashkali, egjiptian e goran me shqiptarë në këtë pjesë të Ferizajt. Edhe më pak ka qenë e dukshme dukuria e talenteve të reja.
Qëkur brushat e 20 artistëve kanë nisur të pushtojnë muret e zbrazëta e të thjeshta të lagjes “Sallahane” në Ferizaj, kjo pjesë ka fituar gjallërinë e munguar. Iniciativa e “Mural Fest”-it jo veç që po i lufton paragjykimet për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, por edhe po krijon identitete të reja, duke i bërë të bashkëveprojnë me artin vetë banorët