Kush është Tegetlija, krahu i djathtë i Dodikit që po merr pjesë në Ohër si përfaqësues i Bosnjë-Hercegovinës?

Kush është Tegetlija, krahu i djathtë i Dodikit që po merr pjesë në Ohër si përfaqësues i Bosnjë-Hercegovinës?

Në kuadër të takimit të nismës “Open Balkan” në Ohër në cilësinë e vëzhgueses po merr pjesë edhe Bosnjë-Hercegovina, e përfaqësuar nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegetlija. Por, kush është ky politikan serb nga Republika Srpska që po qëndron në Ohër?Tegeltija është një aleat i ngushtë politik i ultranacionalistit Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe kreut të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) që drejton Republika Srpska-n. Tegeltija për më shumë se dy dekada është bashkëpunëtori më i ngusht i Dodikit dhe anëtar I partisë së tij SNSD-së.Në postin e kreut të këshillit të ministrave apo i ashtuquajtur kryeministër erdhi në nëntor të 2019, pasi që Bosnjë-Hercegovina më shumë se një vit ishte pa qeveri për shkak të mosmarrëveshjeve etnike-politike.Emërimi i Tegeltija (i nominuar për këtë post nga Dodik), atëkohë kishte ngritur shqetësime rreth angazhimit të qeverisë boshnjake ndaj marrëveshjeve të paqes të Dejtonit të 1995 dhe orientimit të saj gjeopolitik drejt Rusisë dhe NATO-s. Dodik dhe SNSD deklaruan neutralitetin e Republikës Srpska në 2017 dhe, që atëherë, kanë bllokuar përpjekjet për ta çuar Bosnje-Hercegovinën drejt anëtarësimit në NATO.Por anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës trepalëshe duan që vendi të bashkohet me aleancën ushtarake. Tegetlija me zgjedhjen e tij atë kohë kishte deklaruar se nuk do të nxiste anëtarësimin e Bosnjë-Hercegovinës në NATO, pra një porosi e qartë se është kundër anëtarësimit në NATO.Ai ishte përkrah Dodik kur kërcënoi se do të shpallte pavarësinë e forcave të armatosura, tatimeve dhe gjyqësorit në Republika Srpska, duke u tërhequr nga Bosnjë-Hercegovina, lëvizje që u vlerësuan tejet të rrezikshme nga bashkësia ndërkombëtare, që kishin synim minimin dhe pengimin e shtetit të përbashkët, pasi që siç dihet Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e pacaktuar të cilat ndahen më tej në njësi administrative. (Njësi shtetërore janë: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe Republika Serbe.Partia SNSD e Dodik dhe Tegetlija kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me partinë Rusia e Bashkuar e Vladimir Putinit si dhe partitë pro-ruse në Evropën Lindore.Tegeltija tanimë 60 vjeçar njihet si ekonomist dhe ekspert financash nga Mrkonjic Grad, një qytet i vogël në rajonin perëndimor të Bosanska Krajina të Republikës Srpska.

Naser Pajaziti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *