Sulmohet biznesi i Noizyt, reperi vazhdimisht në konflikte

Sulmohet biznesi i Noizyt, reperi vazhdimisht në konflikte

Noizy është përfshirë së fundmi në një përleshje fizike me Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Sherri i tyre ka bërë bujë të madhe, gjersa menjëherë pas kësaj janë deklaruar të dy.

E një reagim tjetër është bërë sërish nga Rigels Rajku (emri i vërtetë) në disa postime që ka shpërndarë në InstaStory.

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo nuk do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh ta ofendosh familjen time ose familjarët rrethin tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy në një postim.

So i është sulmuar një ndër bizneset private reperti të njohur, dhe dyshimet e para janë se konflikti i tij me Clevio mund të jetë një ndër arsyet.

Zbardhet dëshmia e parë e reprtit Noizy dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me trotil në lokalin e tij në Durrës.

Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.
Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cvellio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *