Ansambli shqiptar në RMV fiton edicionin e 27-të “DUNA CARNEVAL” në Budapest

Ansambli shqiptar në RMV fiton edicionin e 27-të “DUNA CARNEVAL” në Budapest

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fiton edicionin e 27-të “Duna Carneval” në Budapest. Me emocione të papërshkruara dhe konkurencë jashtëzakonisht të fortë dhe paraqitje tejet dinjitoze të Bullgarisë, Meksikës e grupeve tjera, ansambli shqiptar ka triumfuar duke rrëmbyer dy çmime: “Çmimin special” dhe Çmimin e parë. Një kurorëzim i punës së mrekullueshme të artistëve, bashkëpunëtorëve, koreografëve, kordinatorit të marëdhënieve ndërkombëtare dhe gjithë stafit të ansamblit në krye me drejtuesin e ansamblit!Një gurë jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë e njohjes ndërkombëtare të ansamblit dhe kulturës tonë kombëtare!Urime të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *