Të nderuar bujq,
Në hapësirat e komunës së Tearcës me datë 14.06.2022 (e martë) më fillim në ora 12:00 do të organizohet punëtori vizionare për zhvillimin e bujqësisë për periudhën e ardhshme 20 vjeçare me bujqit e komunës së Tearcës dhe rajonit të Pollogut. Punëtoria organizohet nga ana e UNDP në bashkëpunim të ngushtë me FAO dhe koordinim me kabinetin e Zëvendës Kryetarit të Qeverisë për çështje ekonomike, Zyrës së koordinatorit të përhershëm të KB dhe komunës së Tearcës, e cila do të kontribuoj për zhvillimin e “Strategjisë zhvillimore nacionale (SZhN) e cila do të paraqet vizionin dhe udhërëfyesin e vendit tonë për 20 vitet e ardhshëm….