Menaxhimi i stresit gjatë provimeve

Menaxhimi i stresit gjatë provimeve

Jeni maturantë apo në klasë të nëntë? Po afrohen datat e provimeve dhe ju jeni në panik? A do ia dal? A do të arrij rezultatet e dëshiruara? A do të marr drejtimin e duhur në jetë?

Jeni maturantë apo në klasë të nëntë? Po afrohen datat e provimeve dhe ju jeni në panik? A do ia dal?  A do arrij rezultatet e dëshiruara? A do marr drejtimin e duhur në jetë? 

Këto jane vetëm një pjesë e pyetjeve që shoqërojnë çdo nxënës në prag të provimeve të rëndësishme. Por ajo që duhet të dini është që provimet janë pjesë e jetës. Herët ose vonë të gjithë duhet të kalojnë provime, prova dhe sfida që me ose pa dëshirë përballen me to. 

Duke qenë se rezultatet e provimeve dhe testeve janë kaq të rëndësishme, është e natyrshme që një person të ndjehet i stresuar në prag të ditës së madhe. Çelësi për të bërë më të mirën e mundshme në këtë periudhë vendimtare është të minimizosh sa të mundesh këtë tension.

 Ja disa këshilla që do t’ju ndihmonin:

1. Krijoni një mjedis që nuk ju shpërqëndron. Kjo do të thotë lini mënjanë televizionin dhe celularin për pak kohë. 

2. Ndani gjërat më të rëndësishme duke u marrë me ato të parat. Në këtë mënyrë heq qafe vështirësitë kur je ende i freskët dhe shmang akumulimin e lodhjes në fund. 

3. Lexoni materialin fillimisht për një ide të përgjithshme dhe më pas mbani shënime mbi të. 

4. Provojeni veten në teste të ndryshme të ngjashme për të kuptuar ku janë mangësitë tuaja. 

5. Bëni pushime të shkurtra gjatë periudhës së mësimit. Pra, bëni një sy gjumë që mund t’ju freskojë memorjen, hani diçka, relaksohuni. 

6. Vazhdoni përsëritjen e herë pas hereshme. Kjo ju ndihmon të përforconi të mësuarit.

7. Gjithashtu duhet të hani vakte të shëndetshme dhe të plota, të pini shumë ujë dhe të bëni ushtrime të ndryshme. 

Në ditën e provimit është e rëndësishme të njihni vendin ku do të zhvillohet provimi. Nuk duhet të arrini kurrë me vonesë sepse kjo do t’ju shpërqëndronte në momentin e fundit. 

Duke shpresuar që këto këshillja t’ju vijnë në ndihmë ju uroj suksese dhe dalshi faqebardhë. 

(Elona Behaj, Portali Shkollor)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *