Ministri i arsimit takon nxënësit e talentuar, Rigon Hyseinin

Ministri i arsimit takon nxënësit e talentuar, Rigon Hyseinin

Ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri ka takuar sot Rigon Hyseinin, një nxënës jashtëzakonisht i talentuar, i cili të bën përshtypje me njohuritë e tij në fushën e programimit.

Shaqiri është shprehur kështu në profilin e tij në facebook:

Sot takova Rigon Hysenin, një nxënës jashtëzakonisht i talentuar, i cili të bën përshtypje me njohuritë e tij në fushën e programimit. Edhe pse vetëm 12 vjeç, ai ndjek kurse programimi për studentë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ilber Veliu, profesor i Rigonit, zhvillues softuerik që ndihmon studentët në fushën e programimit kompjuterik në tejkalimin e sfidave të shumta dhe marrjen e njohurive të reja. Rigonit i uroj shumë suksese në rrugën drejt përsosjes së talentit të tij. Ai dhe të rinjtë si ai janë e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe ne jemi të detyruar t’i mbështesim ata.

bështesim ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *