Twitteri përgatitet për tremujorin më ambicioz të rritjes së përdoruesve

Twitteri përgatitet për tremujorin më ambicioz të rritjes së përdoruesve

Twitteri po përgatitet për tremujorin e tij më ambicioz të rritjes së përdoruesve, kanë thënë për Reuters të mërkurën stafi i këtij rrjeti social.

Twitter po synon të rrisë përdoruesit aktivë të përditshëm me fitim parash, ose përdoruesit që shohin reklama, me 13 milionë këtë tremujor, sipas një takimi të brendshëm.

Është synimi më i lartë që Twitteri ka vendosur ndonjëherë.

Twitteri është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin dhe aktualisht ka arritur 8.5 milionë rritje të përdoruesve, një nga tremujorët më të mirë të rritjes deri më tani, sipas stafit që u prononcuan për Reutersin.

Kompania me bazë në San Francisko po ruan ambicien e saj për të tërhequr përdorues të rinj edhe pse marrëveshja e saj për t’u blerë nga miliarderi Elon Musk mbetet e pasigurt.

Lufta në Ukrainë rriti aktivitetin e përdoruesve në Twitter në fund të tremujorit të parë, por koha e kaluar në platformë ka rënë me 4% në tremujorin aktual, thanë udhëheqësit.

Twitter shtoi 20 milionë përdorues gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, rritja e tij më e lartë tremujore vijuese që nga të paktën 2019, ndërsa përdoruesit u dyndën në platformë për lajme në fillim të pandemisë.

Që atëherë, kompania ka luftuar për të qëndruar në rrugën e duhur për të arritur objektivat e saj afatgjata si për rritjen e përdoruesve ashtu edhe për të ardhurat.

Objektivi i brendshëm i Twitterit për 13 milionë rritje të përdoruesve tejkalon pritshmëritë e Wall Street, pasi analistët mesatarisht parashikonin rritje prej 9 milionë, sipas të dhënave të IBES nga Refinitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *